Real Madrid i është kthyer “dashurisë së vjetër”. Pasi dështoi të transferojë Giggi Donnarumman, i cili vendosi ta nënshkruajë kontratën e re me Milanin, kampioni i Europës tani po shikon alternativa të tjera.

Sipas mediave britanike, “Los Blancos” do të nisin shumë shpejt sulmin e dytë për transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David De Gea, pasi kishin dështuar në momentet e fundit për ta bërë një gjë të tillë dy vjet më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, sipas të së cilit madrilenët do t’i ofrojnë rreth 60 milionë euro për 26-vjeçarin, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk i beson më portierit aktual, Navas, që bëri disa gabime sezonin e kaluar.

Spanjolli De Gea nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’iu bashkuar madrilenëve