Klubi i sapo ngjitur në Serie A, Verona, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Alessio Cercit.

Ish-futbollisti i Milanit do të tranferohet te Verona me parametra zero.

Cerci në vitin 2014 kaloi nga Torino për te Milani për 16 milionë euro, ndërsa më pas kaloi në Spanjë tek Atletico Madrid.

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane te të dy këto skuadra, si te Milani ashtu edhe në Madrid, nuk arriti të tregojë atë që pritej prej tij.

Kjo ka bërë që Atletico Madrid të pranojë prishjen e kontratës dhe 29-vjeçari do t’i bashkohet Veronës si lojtar i lirë.