Deri të martën temperaturat në vend do të jenë shumë të larta. Sinoptikanët mot të freskët dhe ulje të temperaturave paralajmërojnë prej ditës së mërkurë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se deri të martën temperaturat në vend do të arrijnë madje deri në 40 gradë celsius. Për këtë, rekomandojnë që qytetarët të bëjnë kujdes dhe të mos dalin pa nevojë. Prej ditës së martës pasdite, sipas meteorologëve, vendi do të jetë nën ndikimin e masës jostabile të ajrit me reshje të shiut dhe erë të fuqishme.

Të mërkurën, të enjten dhe të premten, paradite do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa moti do të jetë më i freskët. Temperaturat ditore do të bien, përkatësisht nga pesë deri në shtatë gradë, ndërkaq, në disa vende do të ketë rënie më të madhe të temperaturave. Indeksi Ultravjollcë do të jetë mes 8 dhe 7 – tha Lençe RIZOVA, sinoptikane.

Mjekët thonë se këto ndryshime të temperaturave janë të rrezikshme për të sëmurit kronikë. Apelojnë që kjo kategori e njerëzve ta marrin terapinë e caktuar nga mjeku, të evitojnë qëndrim në diell prej orës 10 deri në orën 17:00, kur dielli është më i fortë. Më tej, ata rekomandojnë që qytetarët që janë të detyruar të dalin jashtë shtëpive, të vishen me rroba të lehta, të konsumojnë më shumë lëngje, si dhe të hanë ushqim të lehtë. Për shkak të indeksit të lartë të rrezeve ultraviolete, patjetër para çdo dalje, qytetarët ta mbrojnë lëkurën me kremra kundër diellit, ndërsa duhet edhe të mbajnë kapela dhe syze.

Global