Deri në fund të kësaj jave të gjitha Klinikat e vendit do të kenë drejtorë të ri. Gjatë ditës së sotme emërohen 33 drejtorë të institucioneve shëndetësore të vendit, ndërkaq deri të premten priten emërimet e drejtorëve në Klinikat e mbetura. Zv/ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski nuk shpalosi se cilat janë Klinikat që ende nuk iu janë caktuar drejtorët. Alsat mëson se numër i konsiderueshëm i drejtorëve të Klinikave do të jenë shqiptarë, dhe për dallim nga e kaluara, nëpër Klinikat më të mëdha ku shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur pozita drejtuese, do të emërohen kuadro shqiptarë.

Gati të gjitha Klinikat janë bërë me drejtorë të ri, me përjashtim të disave. Jemi në përpunim të dokumentacionit nuk i mbaj mend të gjithë që t’ua komunikoj megjithatë sot do të emërojmë drejtorë të 33 institucioneve shëndetësore.  Nuk e di se cilat mbeten megjithatë do të informoheni. 33 sot, nesër do të vazhdojmë përsëri me tjerët, dhe deri në fund të javës, deri të premten mendoj se do t’i bëjmë gjitha ndryshimet – deklaroi Goce Cakarovski.

Global