Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Shpresa Hadri nga data 9 deri më 11 do të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të anëtareve shtetërore të BE – KOSAK, e cila do të mbahet në kuadër të kryesimit estonez me BE-në, në Talin.

Në KOSAK-konferencën, kumtoi pres-shërbimi kuvendor, do të prezantohen programi dhe prioritetet e kryesimit estonez me Këshillin e Evropës, nga ana e kryeministrit të Estonisë, Juri Ratas, ndërsa do të debatohet edhe për çështje të tjera të BE-së