Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti Spartak Braho ka vizituar një ditë më parë shqiptarin Ismail (Ballist) Morina.
Vizita e Brahos është bërë në dhomat e paraburgimi në Dubrovnik, ku Morina ndodhet në pritje të vendimit të gjykatës penale kroate dhe ministrit kroat të Drejtësisë për ekstradimin e tij në Serbi
Gjatë vizitës, deputeti Braho ka përcjellë dhe sqaruar tek autoritetet faktet se ka qenë tifozeria serbe ajo që ka demonstruar thirrje raciste, dhune dhe kërcënime gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, akte që sipas tij, janë dënuar nga FIFA.
Braho ka biseduar me Ismail Morinën duke e vënë në dijeni të interesimit të autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar pranë autoriteteve kroate.
Kujtojmë këtu se deputeti Spartak Braho e ka takuar dhe vizituar Ismail (Ballist) Morinën edhe në qelitë e Policisë së Tiranës, kur u arrestua për armëmbajtje pa leje. /Syri/