Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rritjen e çmimit të ujit që pritet të bëhet nga Bashkia e Tiranës me propozim të Erion Veliajt dhe miratim nga qeveria.

Sipas ish-kryeministrit rritja e çmimit të ujit në Tiranë është dhurata e parë e qeverisë së Edi Ramës, pasi ky i fundit mori timonin i vetëm.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Global

Dyfishohet çmimi i ujit!

Kjo është dhurata e parë e mandatit të dytë për qytetarët e Tiranës e timonierit dhe Lal Plehut!

T mobile In article [4]

Të dashur miq, vetëm një ditë pas denoncimit të rritjes së çmimit te ujit, njoftuar nga Rama në 10 prioritetet e 100 ditëve të para, Bashkia e Tiranës, në ujdi të plotë me qeverinë vendosi rritjen nga 100 në 200 lekë pra 100% të tarifës mujore fikse dhe rritjen nga 45 në 65 lekë të çmimit për metër kub të ujit për familjarët.

Kurse për bizneset, tarifa fikse mujore dhe çmimi për metër kub rriten përkatësisht nga 100 në 200 lekë dhe nga 135 në 190 lekë.

Kjo rritje rëndon ndjeshëm buxhetin familjar dhe bizneset shqiptare. Ndërkohë Shqipëria, e konsideruar Norvegji e rajonit për pasuritë ujore, jo që nuk duhet te rrisë çmimin e ujit por mund te ndjeke shembullin e Austrisë dhe të ndonjë vendi tjetër që iu sigurojnë qytetarëve të vet ujë rubineti të pijshëm falas!