Një 26 vjeçar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara është dënuar me 16 vite burg pasi ka vrarë 21 mace, disa prej të cilave ishin shtëpiake.
Një gazetë e qytetit San Hoze dha sinjalin e parë në shtator të 2015, pasi evidentoi zhdukjen e maceve, veçanërisht në një lagje.
Më pas filluan të gjendeshin macet e vrara.
26 vjeçari është shpallur fajtor për akuza të ndryshme, përfshirë mizori ndaj kafshëve dhe veprime nën efektin e drogës.