Pikërisht atëherë kur moderatorja dukej më e lumtur se kurrë krah të dashurit të saj Krenarit, ky i fundit dënohet me burg.

Gjykata Themelore në Prishtinë dha dënimin me nga 6 muaj burg për Krenar Çoçajn dhe Gazmend Mirenën për sulmin që bënë para disa kohësh ndaj Ledri Vulës.

Gazmend Mirena përveç gjashtë muajve burg edhe u gjobit me shumën prej 1000 eurosh ndërkohë që masën e burgut mund ta kthejnë në gjobë e cila iu llogaritet 20 euro dita.

Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kanë sulmuar Ledri Vulën pasi i kanë zënë rrugën me veturë dhe e kanë nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës.

Nga ky sulm, Ledri Vula ka marrë lëndime trupore.

Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës.

Dy të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj, nuk e pranuan fajësinë për asnjërën nga veprat penale për të cilat akuzohen.