Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e filloi seancën e 10-të, në të cilën në rend dite pika e vetme është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal i parashtruar prej katër grupeve të deputetëve.

Ligji sillet në procedurë të shkurtuar, sepse ndryshimet kanë të bëjnë me vendosjen e sanksioneve për shitje ilegale të biletave për Super Kupën që duhet të mbahet më 8 gusht të vitit 2017 në Shkup.

Kjo siç sqaroi një prej nënshkrueseve të propozimit Tomisllav Tuntev, është në pajtim me organizimin e suksesshëm të kësaj ngjarje, që të pengohet falsifikimi dhe shitja ilegale e biletave, për shkak se kjo deri tani nuk është konfirmuar ligjërisht.

Për pikën nga rendi i ditës do të debatohet pasi të krijohen kushte, gjegjësisht pasi propozim do të shqyrtohet në komisionet kuvendore.

Kuvendi, pas pauzës 15 minutëshe, do të vazhdojë me punë në rendin e ditës të seancës së pestë, gjegjësisht shqyrtimin e Raportit për punë të Agjencisë për administratë.