Demonstrues, të cilët janë ithtarë të Qeverisë në Karakas, hynë me dhunë në Parlamentin e Venezuelës, me ç’rast lënduan disa deputetë dhe gazetarë.
Sipas mediumeve lokale, së paku katër deputetë janë lënduar më rëndë.
Parlamenti sot duhej të kishte mbledhje të posaçme me rastin e Ditës së pavarësisë.
Sipas mediumeve lokale, janë dëgjuar edhe disa shpërthime por tani për tani nuk dihet nga çka janë shkaktuar. Shumica e sulmuesve mbajnë kapele-maska. Janë të veshur me ngjyrë të kuqe (ngjyra e partisë në pushtet) dhe pothuajse të gjithë mbajnë shkopinj druri.
Në Parlamentin e Venezuelës shumicën e ka opozita.
Opozita në Venezuelë planifikon të organizojë referendum nga fundi i muajit për planin kontrovers të presidentit Nikolas Maduro që ta ndryshojë Kushtetutën përmes Kuvendit të ri kushtetues.