Analisti politik, Alajdin Demiri në një prononcim për Lajm TV ka folur për rastet e montuara politike, si: “Monstra”, “Sopoti”, … që nuk po gjejnë zbardhjen dhe të vërtetën.

“Për këto rastet për të cilët janë të interesuar shqiptarët siç ishin rasti, Monstra, Sopoti, Brodeci …, Fitohet përshtypja se PSP-ja nuk do t’i trajtoj për arsye se koncepti i këtyre rasteve është që të mos zbulohen dhe në këtë drejtim duket se një rol manipulativ pati edhe vet lideri i opozitës së atëhershme, kryeministri i sotëm Zoran Zaev, që nuk i shpalosi”, tha Demiri.