Ka skaduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për të paraqitur dëmet që bujqit kishin nga breshëri i 14 qershorit. Për shkak të problemeve me dokumentacionin, komisione të Ministrisë së Bujqësisë kanë inspektuar në rajonin e Shkupit dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

 Kishim problem në lidhje me grumbullimin e dokumenteve   për paraqitjen e dëmeve , njerëzit edhe kanë pasur harxhime edhe kanë humbur kohë  dhe në fund ja arritëm që përmes deklaratave ti paraqesim dëmet deri tek komisioni adekuat në komunën e Gazi Babës. Komisioni tre ditë radhazi ka qëndruar në Grushinë  është shkuar nga ara në arrë është bërë vlerësimi dhe tash pritet që të shihet si e kanë kryer vlerësimin adeguat– thotë Naim Biuslimi, Bashkësia lokale Grushinë.

Nga Ministria e Bujqësisë njoftuan se komisionet kanë mbaruar punën në terren dhe se javën që vjen do të shqyrtohen të gjithë kërkesat e bujqve për dëmshpërblim.

Kërkesat e bujqve shqyrtohen javën që vjen

Komisionet kanë përfunduar punën në teren

Javën që vjen dihet numri për shtatë njësitë

Breshëri që përfshiu rajonin Shkupit me 14 qershor përpos dëmeve në bujqësi, shkaktoi dëme edhe në makina, biznese dhe shtëpi, ndërsa në Maqedoni tash e pesë vite nuk funksionon sistemi kundër breshrit./alsat-m