Ambasadori amerikan ne Kosove, Greg DelawieAmbasadori amerikan ne Kosove, Greg Delawie

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka vizituar Qendrën Familjare për Personat e Zhdukur në Kosovë.

Në këtë takim ai është takuar me përfaqësuesin e familjeve të zhdukura në Kosovë, Bajram Qerkini, transmeton lajmi.net

Në Twitter ambasadori amerikan ka kërkuar angazhim nga të gjithë që fati i personave të pagjetur të zbardhet.

“Vizitova qendrën familjare për personat e zhdukur në Kosovë. Secili ka të drejtë ta mësojë fatin e të afërmve. Të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ta mbështetur këtë përpjekje”, ka shkruar Delawie.

Familjarët e personave të zhdukur gjatë gjithë kohës kanë kërkuar punë më të madhe nga institucionet shtetërore që të zbardhet fati i të pagjeturve.

Global