Një djalë kishte dalë me familjen për shëtitje rrugëve të Durrësit kur befas u përball me një skenë aspak normale që nuk të qëllon ta shohësh përditë.

Ai pa me habi se si një djalë i ri po kacavirrej mbi njërën nga shtyllat e ndriçimit të qytetit a thua se ishte Spider-man. Pasi u ngjit në majë të shtyllës ai u var për disa momente sikur të ishte gjëja më normale në botë.

Madje djali vazhdoi të bënte edhe disa akrobaci mbi shtyllë. Nuk dihet nëse shpëtoi pa e goditur rryma elektrike por sigurisht këto janë gjëra që askish nuk duhet t’i provojë.

Global

Comments are closed.