Një zjarr i qëllimshëm doli nga kontrolli në fshatin ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër.

20 banesa u vunë në rrezik dhe banorët dolën në mbështetje të policisë dhe zjarrfikëseve.

Pas disa orësh flakët u lokalizuan dhe vatra po monitorohet në vazhdimësi.

Shefi i Zjarrfikëseve Kujtim Bizhga i bëri thirrje policisë të marri masa dhe të ndëshkojë fajtorët pasi gjithçka duket e qëllimshme.

Nuk dihen ende dëmet në këtë zonë, ndërkohë që zjarret në këtë qark janë kthyer problem serioz.

Vetëm një ditë më parë në Libohove u dëmtuan 95 rrënjë ullinj dhe 130 rrënjë dardha.