Pas vendimit për shpalljen si i pafajshëm nga shkalla e tretë e Gjykatës Supreme, Sami Lushtaku, tashmë ka dalë nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc.

Për ta pritur Lashtakun jashtë burgut ishin mbledhur familjarë e miq të tij.

Aty gjendej edhe deputetja e Partisë Demokratike nga Skenderaj, Ganimete Musliu.