Në samitin e G20’ës mund të krijohen aleanca të rrezikshme mes disa fuqive. është kjo deklarata e fortë e bërë nga papa Françesku i cili është i shqetësuar për mënyrën se si do trajtohet tema e emigracionit.

Papa Françesku është shumë i shqetësuar për samitin e G20’ës, dhe frikësohet se mund të ketë aleanca shumë të rrezikshme mes fuqive që kanë një këndvështrim të shtrembër për botën: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Korea e Veriut, Putin e Assad në luftën në Siri.

Papa Françesku shprehu shqetësimet e tij në një bashkëbisedim me Euxhenio Skalfarin duke theksuar se këto aleanca godasin emigrantët e gjysmës së botës.