P Ë R V J E T O R
2 KORRIK 1990 – 2 KORRIK 2017
NGA BETEJAT E TRI DEKADAVE TË FUNDIT PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS
DEKLARATA E 2 KORRIKUT 1990, KOSOVËS IA HAPI RRUGËN E PAVARËSISË
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, e shpallur nga 111 delegatët e Kuvendit të Kosovës, ua hapi rrugën zhvillimeve të mëvonshme për krijimin e institucioneve të shtetit dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
1. Deklarata e 2 Korrikut, e shpallur nga përfaqësuesit legjitim të popullit të Kosovës;
2. Kuvendi i Kaçanikut dhe shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 7 shtator 1990;
3. Referendumi për Pavarësi, i vitit 1991;
4. Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të Kosovës, të vitit 1992;
5. Krijimi i Qeverisë së Kosovës; dhe
6. Lufta Çlirimtare, Kosovës ia siguruan legjitimitetin demokratik Shtetit të Pavarur.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, e konfirmoi këtë proces historik të filluar me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe të përfunduar me Luftën Çlirimtare të Kosovës, 1998-1999, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE, NATO dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë.