Njomza Emini nga dega e parë e Lidhje Demokratike të Kosovës në Prishtinë, që përfshinë Kodrën e Trimave, tha se kjo degë ka nominuar si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Ismet Beqirin.

Emini ka deklaruar për emisionin Ju Flet Prishtina në Klan Kosova se janë pajtuar që ta propozojnë Beqirin – që është edhe kryetar i kësaj dege në Prishtinë.

Emini është shprehur e bindur se nëse kandidon Beqiri në zgjedhjet lokale, atëherë LDK-ja do ta kthejë kryeqytetin.

Comments are closed.