Roma është gati të transferojë sulmuesin francez.
Roma pothuajse ka mbyllu marrëveshjen me Sassuolob për të transferuar Gregoire Defrel.
Pas disa javësh bisedime, dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin e lojtarit me të drejte blerjeje të kartonit për 20 milionë euro në fund të sezonit tjetër.
Kështu drejtuesit e Romës i kanë plotësuar dëshirën trajnerit Eusebio Di Francesco, që kërkonte shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar me të cilin ka punuar te skuadra e Sassuolos.
Defrel ka luajtur 62 ndeshje me Sassuolon dhe ka realizuar 20 gola, prej transferimit të tij nga Siena në vitin 2015.