Sulmuesi anglez, Jermain Defoe i ka dhënë lamtumirë tifozit të Sunderlandit, Bradley Lowery i cili u nda nga jeta pasi vuante nga kanceri.

Defoe krijoi një lidhje të pabesueshme me Bradleyn, duke e vizituar atë rregullisht pasi e cilësonte si mikun e tij.

Defoe së fundmi ka publikuar një letër emocionuese ku ka përlotur shumë tifozë. “Lamtumirë miku im, do më mungosh shumë. Ndihem i bekuar që Zoti të solli në jetën time për të pasur disa momente të shkëlqyera me ty, dhe për këtë jam mirënjohës. Kurrë s’do ta harroj mënyrën se si më ke shikuar kur jemi takuar për herë të parë, dashurinë e vërtetë në ata sy të bukur. Vërtetë e kam të vështirë të gjejë fjalët për të shprehur se çfarë rëndësie ke tek unë. Mënyra se si ma thoje emrin, buzëqeshjet e tua kur dole para kamerave si një yll i vogël dhe dashurinë që ndjeva kur isha me ty. Kurajo dhe guximi yt do të vazhdojnë të më inspirojnë për gjatë gjithë jetës. Nuk do ta kuptosh asnjëherë ndryshimin që keni bërë tek unë si person. Zoti të ka në krahë dhe unë gjithmonë do të të mbajë në zemër. Fle i qetë, miku im më mirë”, shkroi Defoe.