Deputeti i Kuvendit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda njëri nga bashkëthemeluesit e Partisë“Alternativa”, tha nëse qeveria e ardhshme e Kosovës do të krijohen nga PAN-i me kontrabandë të deputetëve do të ketë vështirësi.

Ai ka deklaruar së është optimist për legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës. “Qeveria e Kosovës duhet të krijohet nga Partitë politike të Kosovës. Nëse do të krijohet më kontrabandim do të krijohet precedent për të ardhmen:, tha Deda sot në emisionin IMAZh në (RTK).

Sipas tij numra janë krijuar nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit. “Deputeti është i lirë të vendos, kjo është edhe me kushtetutë e garantuar”, tha ai.

Deda ka kritikuar PAN për krijimin  e idesë në opinion se gjoja i kanë numrat për të marrë besimin në Kuvendin e Kosovës, për themelimin e institucioneve të vendit.

Ai tha se Kadri Veseli nuk do të mund të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi që PAN nuk i ka votat.

Global