Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka përshëndetur lëvizjen e këshilltarëve të partisë së tij në bashkinë e Tiranës.

“Këshilltarët bashkiakë ta LSI-së në Tiranë kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit dhe rreshtohen në krah të njerëzve të thjeshtë. Kjo opozitë na duhet, jo ajo që qan me lot krokodili për të varfrit dhe në fakt majm oligarkët”, shkruan Vasili në Facebook.

T mobile In article [4]