Ministria e Kulturës organizoi debat për Ligjin e të drejtave autoriale, duke mos e ftuar Asociacionin e mediave të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë pesë televizionet nacionale, të cilat janë të obliguara me ligj t’i shfrytëzojnë ato të drejta, respektivisht të transmetojnë muzikë vendore. Të pranishëm ishin edhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave muzikore, një pjesë e të cilave nuk kanë licenca ekzistuese për punë.

Kjo është vetëm një paraqitje fillestare. Presim që kur procesi do të hyjë në zhvillim esencial, veçanërisht sa i përket debatit publik, do të kujdesemi që asnjërin  mos ta anashkalojmë – deklaroi Robert Allagjozovski, Ministër i Kulturës.

Për momentin licenca për punë kanë vetëm dy organizata për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore, MDAM dhe SOKO MAP. Allogjozovski paralajmëroi se nuk do të ketë licenca të reja deri sa të mos bëhen ndryshimet në ligjin për të drejtat autoriale. Sipas tij, me këto ndryshime do të zgjidhet kaosi në këtë fushë.

Nxitje dhe mbrojtje të krijimtarisë vendore, por me plotë kuptimin e fjalës e jo me ligje që sjellin zgjidhje klienteliste ose interesa parciale, që vetëm e vazhdojnë krijimin e këngëve jocilësore, që më tej janë obligim i të gjithëve – tha Allogjozovski.

Përderisa organizatat për mbrojtjen e të drejtave autoriale mbështesin ndryshimet, shfrytëzuesit e këtyre të drejtave kanë vërejtje rreth çmimit që duhet paguar për lëshimin e muzikës maqedonase. Këtu bëjnë pjesë televizionet, radiot, operatorët kabllor, hotelierët, qëndrimin e të cilëve e shprehu Oda Ekonomike e Maqedonisë.

T mobile In article [4]

Kemi vërejtje serioze për propozim- tarifën sipas të cilës paguhen të drejtat autoriale. Shumë herë kemi theksuar dhe çdo herë kur kemi paraqitje publike themi se si sektor biznesi asnjëherë nuk kemi qenë kundër pagesës së të drejtave autoriale dhe respektimin e tyre, por kërkojmë dialog – u shpreh Daniela Mihajlovska, Allogjozovski – Vasilevska OEM.

Televizionet nacionale kanë obligim ligjor që gjatë javës të lëshojnë 8 orë muzikë argëtuese dhe 8 orë muzikë popullore nga produksioni vendor./alsat-m