Përfaqësues të institucioneve nacionale dhe lokale dhe nga sektori joqeveritar sot debatojnë në tryezë të rrumbullakët “Konstatime nga hulumtime kuptimplote për gjendjet me popullatën rome”.

Organizatorët janë Qendra resurse e romëve dhe Qendra për përkujdesje familjare dhe fëmijërore nga Athina.  Tryeza e rrumbullakët është në kuadër të projektit “Ndërtim i shoqërisë më të fuqishme civile për nxitje të orvatjeve për avancimin e inkluzioneve arsimore të romëve”, të financuar nga BE-ja.

Senihan Demirovski nga Qedra resurse e romëve informoi se projekti zbatohet nga janari i këtij viti dhe do të zgjatë 24 muaj deri në janar të vitit 2019.

Jorgos Alaksopulos nga Qenda për përkujdesje familjare dhe fëmijërore nga Athina informoi se projekti disa faza. Në fazën hulumtuese janë bërë hulumtime lokale dhe paralajmëroi se më tej do të ketë përforcim të kapaciteteve të organizatave civile dhe inkuadrimi i tyre aktiv në implementimin e aktiviteteve në nivel iokal, në drejtim të inkluzionit të fëmijëve romë.