Mattia De Sciglio është kthyer në Itali për ta kompletuar transferimin te Juventusi, por thotë se akoma nuk ka kontaktuar me Massimiliano Allegrin.

Të martën, mbrojtësi i krahut ka arritur në aeroportin Malpensa të Milanos, duke u larguar nga turneu parasezonal i Rossonerëve në Kinë.

“Jam mirë, kam pasur një udhëtim të gjatë dhe jam paksa i lodhur”, citon Calciomercato.com fjalët e italianit.

Në pyetjen se a është i lumtur që do të ribashkohet me Allegrin, është përgjigjur: “Nuk është koha e duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje”.

“Do të kemi kohë për të biseduar, por tash më duhet të shkoj. Nuk kam kontaktuar me Allegrin”, u ka thënë lojtari gazetarëve.

T mobile In article [4]

Zonja e Vjetër thuhet se do t’i paguajë 12 milionë euro Milanit për lojtarin, i cili ka kontratë vetëm edhe një vit.

Global