Mbrojtësi italian, Mattia De Sciglio, u largua nga Milani për t’u transferuar te Juventusi për 12 milionë euro, plus 500 mijë të tjera bonuse.
Lojtari u shpreh tejet i lumtur me këtë transferim, duke premtuar se do të japë më të mirën në fushë.
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar një klubi të madh, si në Itali, ashtu edhe në Evropë”, tha De Sciglio.
“Është nder që të jem këtu dhe do të jap gjithçka nga vetja që t’ua shpaguaj besimin. Tani synimi im është që të bashkohem sa më parë me grupin, të fitoj dhe të respektoj shokët e skuadrës, kjo është shumë e rëndësishme”.
Do të bëj gjithçka që të fitoj edhe besimin e tifozëve”, theksoi mes tjerash De Sciglio