sh-trajneri kuqezi, Xhani De Biazi në javët e fundit në krye të kombëtares shqiptare, përjashtoi nga skuadra Taulant Xhakën duke theksuar se sa kohë të ishte ai, mesfushori nuk do të kthehej aty pa kërkuar falje.

Por De Biazi nuk është më trajner i kuqezinjve dhe pasardhësi i tij, Kristian Panuçi, ka udhëtuar dje drejt Bazelit për të rilidhur marrëdhëniet e mesfushorit me Kombëtaren, shkruan “Panorama Sport”.

Bëhet me dije se Panuçi ka pasur një takim me futbollistin e Bazelit, me të cilin ka diskutuar për gatishmërinë e këtij të fundit për të qenë nën urdhrat e italianit për Kombëtaren shqiptare.

Mësohet që përgjigjja e Xhakës ka qenë pozitive dhe se është gati të kthehet kuqezi, pa pasur nevojë që t’i kërkojë falje askujt. Si duket Panuçit nuk i intereson aspak e kaluara, por vetëm e ardhmja.

Global