Gianni de Biasi mund të ulet në bankën e Australisë pas largimit nga Shqipëria. Sipas burimeve të Sport News, trajneri italian, që vetëm në fundin e muajit të kaluar mbylli kontratën e tij me Shqipërinë mund të jetë trajneri i ardhshëm i kangurëve, që aktualisht janë në garë për një vend në Botërorin e Rusisë 2018. De Biasi pëlqehet së tepërmi nga ana e presidentit të Federatës Australine të Futbollit, Steven Loëy dhe në rast se trajneri aktual Ange Postecoglou nuk arrin të kualifikoje Australinë direkt për në Botëror atëherë rrezikon shkarkimin. Sigurisht që marrëveshja nuk është e thënë të mbyllet shpejt pasi gjithçka do të varet nga ndeshjet eliminatore, me Australinë që aktualisht në Grupin B, me pikë të barabarta me Arabinë Saudite të vendit të dytë dhe një pikë pas Japonisë kryesuese, me të cilën do të luajë ndeshjen e ardhshme në transfertë.