4 Korriku shënon një ditë të rëndësishme për gjithë popullin amerikan.
Por duket se kjo datë është një festë më ndryshe për David dhe Victoria Beckham – është përvjetori i martesës së tyre.
Çifti i njohur të martën ka festuar 18 vjetorin e martesës me një fotografi shumë të veçantë realizuar në vitin 1999.
43 vjeçarja Beckham ka postuar fotografinën e ditës së damës, ku të dy shihen të buzëqeshur teksa në duar mbajnë të birin e tyre, Brooklyn.
Derisa çifti ishin kapur për dore, i vogli i tyre veshur krejt në të bardha, ashtu si babai, yll i futbollit, kishte fjetur në duart e të atit.
“Ju dua, puthje”, kishte shkruar në Instagram dizajnuesja e njohur e modës.
E 42 vjeçari Beckham kishte zgjedhur një fotografi edhe më epike, ku të dy shihen se ishin shumë të rinj e kishin veshur rrba lëkure ngjyrë të zezë.
“Wow, ne vërtetë e kemi bërë këtë. Urime përvjetorin e martesës gruaja, nëna dhe biznesmenja e mrekullueshme”, kishte shkruar ai. Ata dy kanë katër fëmijë, djemtë Brooklyn ( 17), Romeo (13), Cruz (11) dhe vajza Harper(4). Beckham kishte thënë kohë më parë se sekreti i martesës së tyre 18 vjeçare është se ai e ka lidhjen e tij me Victoria si prioritet dhe se të dy janë bashkë gjithmonë, edhe në kohë të vështira.