Grupi këshillues i LSDM-së dhe koalicioni në Këshillin e Qytetit të Shkupit sot shtroi iniciativë për ndërprerjen e aktiviteteve ndërtimore të Rrotës panoramike e cila ndërtohet në shtratin e lumit Vardar.

“Rrota panoramike është në kundërshtim me Planin urbanistik të detajuar për Ring të vogël të Komunës Qendër i cili është sjellë në fillim të këtij viti me çka lihet jashtë fuqie Plani urbanistik i detajuar nga viti 2010. Me ndryshimin e PUD, të gjitha objektet të cilat nuk kanë përfunduar janë ndërtime të egra dhe duhet të ndalojnë ose të mënjanohen, ndërsa ato të cilat nuk kanë filluar nuk do të marrin leje për ndërtim”, tha në konferencë shtypi Dragi Davçevski, koordinator i grupit të këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit.

Ndryshimi i pushtetit qendror, siç tha, çon drejt ndërprerjes së të gjitha mjeteve të të gjitha institucioneve të cilët në formë donacioni janë dhënë për ndërtimin e rrotës së projektit, NPT Shkup.

Pyeti që të përfundojë ura e cila, siç tha, është në fazën e kaluar dhe të shfrytëzohet si urë këmbësorie, ndërsa gjithçka që është mbi urën të konservohet dhe të mbrohet ndërtimi nga shkatërrimi.

T mobile In article [4]