Deputeti i Kuvendit, Daut Haradinaj ka treguar për herë të parë se kush e bëri që ai të futet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës

Në një emision televiziv të “TribunaChannel”, ai ka treguar se ishte Ahmet Isufi personi që e propozi t’i futet politikës.

“Nuk kam  hy në politik pse e du apo diçka tjetër. Ahmet Isufi më ka shti në Aleancë. S’kam pas qëllim me hy në politik. Më shumë jam kanë duke u interesuar për familje. Nuk janë ujëra të lehta në politik. Ishte periudha 2007 kur unë kam marrë një përgjegjësi në AAK në Dragodan. Pastaj jam propozu në Këshill të Përgjithshëm”, ka thënë ai.