Kryeministri Zaev ka premtuar se deri në muajin tetor do të hiqet taksa radio-difuzive, por kjo nuk do t’i pengojë zyrtarët e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), që të marrin në mënyrë të detyrueshme këtë taksë, nëse nuk paguhet vullnetarisht. DAP ka dhënë afat deri më 30 korrik të vitit 2017 për të kryer obligimet për këtë taksë. Në rast të kundërt, borxhlinjve do t’u bllokohen xhirollogaritë dhe do t’u tërhiqen paratë.

“Deri në miratimin e shfuqizimit të taksës radiodifuzive, obliguesit kanë detyrë ligjore që ta paguajnë shpenzimin publik. Në rast se nuk paguhen obligimet, DAP ka të drejtë ligjore që t’i marrë të gjitha masat për pagesë”

Ndërkohë, më herët kryeminstri Zoran Zaev  ka deklaruar se shpresonte se në buxhetin e rishikuar do të gjejnë burime në mos më shumë të paktën në tremujorin e fundit të hiqet tarifa radio-difuzive. Me publikimin e ribalansit të buxhetit të këtij viti Qeveria ka paraparë edhe 200 milion denarë subvencionim për Radio televizionin e Maqedonisë me qëllim të lirimit të qytetarëve nga taksa radiodifuzive.

“Subvencionim i Radiotelevizonit të Maqedonisë me heqjen e taksës radiodifuzive dhe lirimin e qytetarëve nga kjo e dhënë publike. Me këtë dedikim me ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2017 janë siguruar 200 milionë denarë”, thuhet në propozim ribalansin e buxhetit.

Sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zaev, ribalansi duhet të miratohet deri në fund të këtij muaji, ndërsa më herët ai pati deklaruar se shpreson që taksa radiodifuzive të hiqet nga muaji tetor.Arben Zeqiri /SHENJA/


DAP paralajmëron: Paguani taksën ose ju marrim… by tvshenjaofficial