Dani Alves është gati të nënshkruajë një kontratë me klubin e Ligës 1 franceze, Paris Saint Germain. Braziliani u është nënshtruar testimeve mjekësore para transferimit që do të jetë me parametra zero.

Mbrojtësi 34-vjeçar ka refuzuar dyshen në Premierë Ligë, Manchester City dhe Chelsea, për t’iu bashkuar gjigantit në Liga 1.

Kontrata e tij ishte ndërprerë nga Juventusi pas vetëm një sezoni në Itali ku ai i ndihmoi bardhezinjtë të sigurojnë titullin në Serie A dhe të triumfojnë në Kupë të Italisë.

Ribashkimi me Pep Guardiolan te Manchester City për t’iu bashkuar skuadrës angleze besohej se ishte destinacioni i tij, por ish-ylli i Barcelonës do të nënshkruajë tani kontratë 2-vjeçare me parisienët.