Marrëveshja e afërt e Manchester Cityt për Daniel Alves i ka bërë anglezët të ëndërrojnë se mund të transferojnë edhe ish -shokun e tij të Juventusit, Paulo Dybalan.

Alves e ndërpreu kontratën e tij me Juventusin javën e kaluar, kështu që hapi rrugën për një transferim të tij në City.

Mbrojtësi i Brazilit pritet të nënshkruajë për Cityn në ditët në vijim dhe prania e tij i ofron gjigantëve të Ligës Premier një avantazh në ndjekjen e tyre për Dybalan.

Sulmuesi i Juventusit është ndër lojtarët më të lakmuar në Evropë dhe është rritur pranë Alvesi gjatë vitit të tyre së bashku në Torino.

Sipas gazetës Sport, Dybala do duhet të largohet nga Juve, dhe gjithmonë do t’i japë rëndësi klubit të ardhshëm të Alvesin, kur ky i fundit të zgjedh destinacionin e tij të ri.

Ndryshe, shoqëria e dyshes është e njohur pasi Alves e ftoi Dybalan në Barcelonë në fillim të këtij viti për një pushim të shkurtër.

Loading...