Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Manatisë së Lezhës. Flakët duket se po përhapen si shkak edhe i erës së fortë që po fryn.

Qytetarët kanë raportuar në redaksinë e SYRI.net duke kërkuar ndihmë. Ata kanë sjellë dhe pamje të flakëve që sipas tyre janë në një sipërfaqe të madhe.

Sipas tyre vatra e zjarrit është qindra metra dhe për këtë kanë kërkuar edhe ndihmën e autoriteteve qendrore në Tiranë.