Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura dhe dëshirojnë bashkëpunim edhe më të mirë si rrugë e vetme e sigurt drejt integrimeve euroatlantike, theksuan ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikolla Dimitrov, në takimin e sotëm në Tiranë.

Të dy ministrat paralajmëruan mbajtjen e një seance të përbashkët të të dy qeverive në vjeshtë këtij këtij viti  në Pogradec ku do të bisedohet për projekte të përbashkëta.

Shqipëria dhe Maqedonia, siç ishte theksuar, kanë potencial që përmes bashkëpunimit të përbashkët, modernizimit të infrastrukturës dhe projekteve të tjera, të kontribuojnë edhe për zhvillim të rajonit.

Global

Shefi i diplomacisë shqiptare Bushati theksoi se Tirana dëshiron marrëdhënie të mira me Shkupin.

“Në të kaluarën kishte disa keqkuptime për qëndrime të caktuara se për ne Maqedonia është një fqinj i rëndësishëm. Stabiliteti demokratik, harmonia ndëretnike, barazia si një koncept shoqëror e qeverisës kryesisht mes komunitetit maqedonas e atij shqiptar është i një rëndësie të posaçme për Maqedoninë dhe për ne, por edhe për stabilitetin demokratik e bashkëpunimin rajonal dhe për avancimin e të gjithë rajonit në rrjedhat europiane dhe euroatlantike”, u shpreh ministri Bushati.

T mobile In article [4]

Ai e përshëndeti, siç theksoi, planin ambicioz për reforma të Qeverisë së Maqedonisë 3-6-9 që synon ta demokratizojë e zhvillojë më tej Maqedoninë dhe përshpejtimin e reformave të nevojshme për integrim në NATO dhe BE. Maqedonia mund të konsiderojë në mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në NATO”, tha Bushati.

“Shqipëria nuk dëshirën dhe nuk do të jetë pengesë për cilindo qoftë vend në aspiratat e saj euroatlantike. Tirana është shumë e interesuar për stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit”, shtoi shefi i diplomacisë shqiptare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Dimitrov tha se me Bushatin janë pajtuar të bëjnë më tepër sesa deklarata politike, dhe të intensifikohet bashkëpunimi në projekte konkrete.

Nikolla Dimitrov, sot në Tiranë do të ketë takime edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.