Cvetanka Ivanova, juriste dhe ish-deputete e LSDM-së, është propozuar për sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Emërimi i Ivanovas sot është në rend dite të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite të këtij Komisioni janë edhe emërimet e zëvendësve të Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, si dhe anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive dhe vendimeve tjera.

Në Kuvend paradite u mbajt takimi i rregullt i koordinuesve të grupeve të deputetëve me kryetarin e Kuvendit, Talat XHaferi. Në takim nuk morën pjesë koordinuesit e dhjetë grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Nga kabineti i Xhaferit informojnë se ftesë për takim koordinativ ishte dërguar deri te koordinuesit e të gjitha grupeve të deputetëve