Drejtuesit e Milanit kanë nisur misionin për transferimin e Diego Costas nga Chelsea

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori menaxhues i Milanit, Marco Fassone dhe drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli ishin në Sardenjë për ta takuar menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes.

Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e Rossonerëve kanë biseduar me Mendesin për transferimin e mundshëm të Diego Costas nga Chelsea, gjatë kësaj vere, përcjell Express.

Costa nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes për sezonin e ri. Blues në vend të spanjollit kanë sjell Alvaro Moratan nga Real Madridi për 80 milionë euro.

Kështu, Rossonerët po mundohen që Costan tani ta sjellin në San Siro, pasi transferimi i Pierre-Emerick Aubameyangut dhe Andrea Belotti duket mision i pamundur.