Sulmuesi spanjoll i Chelsea, Diego Costa ka munguar sot paradite në stërvitje, bëri të ditur klubi kampion i Anglisë.

“Blutë” sqaruan se kanë dhënë pëlqimin që lojtari 28-vjeçar të qëndrojë edhe disa ditë në pushim suplementar, raporton AFP.

Kjo mungesë vjen disa javë pas deklarimit të Costa, gjatë një ndeshje të Spanjës më 8 qershor se “Trajneri nuk më ka në  qejf”.

“Kam marëe një mesazh nga trajneri Conte për të më thënë se nuk bëj pjesë më në planet e tij dhe se duhet të largohem”, kishte thënë Costa.