Pas lajmit në disa media se BDI do të kandidojë një biznesmen për kryetarë komune, kanë reaguar ashpër duke theksuar se Uskanën e fiton dhe e meriton vetëm Fatmir Dehari.

Sipas tyre diaspora shqiptare është çuar në këmbë në 2013 për Deharin dhe sërish në 2017 do të çohen për të.

I madh e i vogël, burrë e grua në 2013 u çuan nga të gjithë trojet ku jetojnë shqiptarë erdhën në Uskanën shqiptare dhe votuan për Deharin, këtë do ta bëjnë sërish edhe në 2017 sepse Dehari është kryetari i cili i dha Uskanës dritën, i dha Uskanës shpirtin e një qyteteti ku tani më gjithçka flitet shqip dhe punohet për të gjithë qytetarët” thonë nga diaspora shqiptare.

Ata theksojnë se Dehari ishte kryetari i parë shqiptare i cili ju bëri ballë dy partive maqedonase VMRO – LSDM dhe arriti bashkë me vendasit dhe diasporën ti çojë në histori dhe ta rikthej Uskanën shqiptare në duart e shqiptarëve.

Ndryshe, Fatmir Dehari ishte kryetari i parë shqiptar i Komunës së Kërçovës ku në zgjedhjet e fundit lokale BDI i mundi VMRO-DPMNE-në e LSDM-në. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçovë erdhën shumë gurbetçarë shqiptar për të votuar për kryetar të komunës së Kërçovës