Ditët e Coca-Cola Zero janë të numëruara.

Kjo pije shumë shpejt pritet të zëvendësohet nga produkti i ri ‘Coca-Cola Zero Sugar’ (Zero Sheqer), një tjetër pije dietale me të cilën kompania shpreson t’i ndalojë njerëzit që të largohen nga pijet me sheqer.

“E kemi bërë shijen e mrekullueshme të Coke Zero edhe më të mirë duke optimizuar përzierjen unike të shijeve që i dhanë Coca-Cola Zero-s shijen e saj të vërtetë të Coca-Cola”, njoftoi kompania në një deklaratë.

“Coca-Cola Zero Sugar është Coca-Cola pa sheqer me shijen më të mirë deri më tani, dhe do të jetë në dispozicion duke filluar nga gushti”, tha kompania, transmeton Gazeta Express.

E prezantuar në vitin 2005, Coke Zero provoi të rikrijonte shijen origjinale të Coca-Cola, por pa pasur sheqer sa pija origjinale.

Global