Manchester City është skuadra që ka shpenzuar më së shumti gjatë këtij afati kalimtar

Trajneri Pep Guardiola duhet të jetë i kënaqur me drejtuesit e Manchester Cityt, të cilët deri me tani kanë shpenzuar 241 milionë euro për transferime.

 Me këto para City ka blerë vetëm gjashtë lojtarë, por të cilët kanë pasur çmime shumë të larta.

Lojtari më i shtrenjtë është Benjamin Mendy, i cili nga Monaco u transferua për 58 milionë euro, ndërsa në vendin e dytë është Kyle Walker për 51 milionë euro.

Bernanrdi Silva ka kushtuar 50 milionë euro, i ndjekur nga portieri Ederson me 40 milionë euro.

Danilo nga Real Madrid u transferua për 30+5 milionë euro bonuse, ndërsa lojtari më i lirë ishte Douglas Luiz që kushtoi vetëm 12 milionë euro.

Kështu, në total City ka shpenzuar 241 milionë euro dhe është vetëm 10 milionë euro larg që të thyej rekordin e Real Madridit të vendosur në vitin 2009, kur kishte shpenzuar 256 milionë euro.