PSG është e gatshme që të paguajë klauzolën e sulmuesit të Barcelonës, Neymar

Skuadra franceze, PSG është gati që të thyej rekordin botëror të Paul Pogbas, si lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

 E përditshmja spanjolle, Marca shkruan se PSG është gati që të paguajë klauzolën e sulmuesit të Barcelonës, Neymar prej 222 milionë eurosh.

Por, ata fillimisht duan që të marrin përgjigje pozitive nga lojtari, para se të paguajnë këtë shumë.

Tashmë thuhet se babai i lojtarit është në Paris, ku do të ketë një takim me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Global