Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret që dialogu me Prishtinën të kalojë në nivelin presidencial, duke shtuar se është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet sepse sipas tij në këtë mënyrë ulen edhe tensionet.

Ai në një intervistë për e Sputnik tha se nuk e ka të lehtë të mendojë rreth bisedimeve në Bruksel, por beson se as për presidentin e  Kosovës, Hashim  Thaçi nuk është e këndshme që të takohet me të, transmeton Klan Kosova.

Të dy presidentët do të takohen sot në Bruksel bashkë me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini që është edhe ndërmjetësueese e takimit.
Një ditë më parë, kreu i shtetit kosovar ka theksuar ky takim do të mbahet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohen dhe shkëmbehen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet me dialogun në fazën e re dhe objektivat që synohen të arrihen në kuadër të procesit të normalizimit.
“Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”.
“Duke marrë në kosideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për untitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror”.
“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht një çështje prioritare e interesit shtetëror, prandaj unë do të punoj me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti poltike parlamentare pa përjashtim”, ka thënë Thaçi, transmeton Klan Kosova.