Fotografia e mëposhtme ka marrë shumë vëmendje. Ajo është publikuar nga një agjension i patundshmërive në mesin e disa fotografive tjera të shtëpisë e cila ishte për shitje.

Në pamje të parë duket thjesht një kuzhinë e lezetshme, mirëpo shikoni më afër.

Ka diçka të mrekullueshme në këtë pamje. Ka diçka të fshehur? A e keni gjetur ende?

Ja ku është-një fëmijë simpatik që po u shikon nga prapa derës, shkruan Gazeta Metro.

Emri i djalit është Henry, dhe ai është vetëm 3 vjeç. Nëna e tij ka bërë çka ka mundur që ta mbajë atë larg kamerës, mirëpo ai gjithsesi ja doli që të jetë pjesë e fotografisë.