Fëmijët gjashtë mujorë të cilët arrijnë të marrin ushqimin me dorën e tyre dhe ta vendosin në gojë janë shumë më favorit që në të ardhmen të jenë më të shëndetshëm.
Këtë zbulim e  kanë bërë shkencëtarët, të cilët i kanë krahasuar me fëmijët të cilët ushqehen nga prindërit e tyre.

Zbulimet kanë ardhur në përfundim se fëmijët të cilët mund të kontrollojnë sasinë e ushqimit që konsumojnë që në fëmijëri janë më të shëndetshëm dhe me apetit të mjaftueshëm për të qenë në peshë mesatare.

Studiuesja Anne Louise tha se fëmijët të cilët janë në gjendje të ndalojnë kur kanë ngrënë mjaftueshëm do jenë më të shëndetshëm.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 206 nëna me fëmijët e tyre.  Një pjesë e tyre kanë lënë fëmijët pas gjashtë muajsh që të ushqehen vetë ndërsa pjesa tjetër ka vazhduar e traditën që t’i ushqejnë prindërit.

Dallimi i etëm mes fëmijëve vetë ushqyes dhe atyre që janë ushqyer nga prindërit ka qenë se grupi i parë ka arritur të ndalë veten dhe të kontrollojë apetitin që në fëmijëri ndërkaq pjesa tjetër kanë vazhduar së ngrënuri deri kur prindi ka ndaluar së dhëni ushqim fëmijë