Pas dështimit të Dani Alves, Manchester City ka kthyer interesimin kah Kyle Walker, madje Goal mëson nga burime të sigurta se klubeve kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit në stadiumin “Etihad”.

Manchester City dhe Tottenham kanë arritur marrëveshje për Kyle Walker, mëson Goal.com, transmeton Gazeta Express.

City ka kohë që ka rritur marrëveshje personale me lojtarin dhe tashmë një gjë e tillë është arritur edhe mes klubeve. Guardiola e dëshiron lojtarin para se City të udhëtojë të hënën në Amerikë për parasezon, shkruan më tej Goal, përcjell Express.

Walker, që njihet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Premierligë, u ka kushtuar 50 milionë funte sheikëve.

27 vjeçari kaloi një sezon me probleme, duke bërë 39 paraqitje për ekipin e Mauricio Pochetinos në të gjitha garat.