Një cisternë nafte dhe anije mallrash janë përplasur mes Francës dhe Britanisë së Madhe, raporton “The Independent”.

Një cisternë detare, që mbante 38,000 ton naftë, u përplas me anijen “Huayan Endeavour”, që po shkonte nga Holanda në Kolumbi.

Të dyja anijet thuhet se mbanin rreth 50 anëtarë ekuipazhi në kohën e përplasjes.

Përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth 20 kilometra nga Dunkirk, në Kanalin anglez raportoi “La Voix du Nord”, duke thënë se dëmi ishte “i kufizuar”.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë informacion për derdhje të naftës apo dëmtim të mjedisit.

T mobile In article [4]

Megjithatë mësohet se nuk ka viktima.

Global